Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj pritet të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re në gjuhën angleze – këngës përmes së cilës ajo synon të depërtojë në tregun ndërkombëtar.
Si një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, Anxhelina ka vendosur që t’iu tregojë së fundmi fansave se çfarë i ka ndodhur asaj dhe mikut të saj më të mirë, Ariel.
Dyshja në fjalë kanë humbur telefonat, dhe për shkak se u ka ndodhur të dyve në të njëjtën kohë, Hadërgjonaj hedh dyshimet për vjedhje.
“Jam kaq e mërzitur. Unë humbu telefonin tim natën e kaluar! Nëse je përpjekur të më arrish mua ose Arielin, më shkruani mua sepse ai ka humbur telefonin gjithashtu”, janë fjalët e Anxhelinës në InstaStory.
Anxhelina jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa ndan shtëpinë e saj me grimerin e njohur botëror, Ariel.
Ajo e filloi karrierën muzikore në vitin 2010, ku publikoi dy këngë në shqip, dhe më pas u largua nga skena shqiptare.