BESOJENI OSE JO! Modelja e famshme pranon se ka hapur llogari fallso për... (VIDEO) - AlpeGossip
BESOJENI OSE JO! Modelja e famshme pranon se ka hapur llogari fallso për… (VIDEO)

BESOJENI OSE JO! Modelja e famshme pranon se ka hapur llogari fallso për… (VIDEO)

Supermodelet më të paguara në botë, Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin janë bërë pjesë e lojës së ‘makinës së të vërtetës’.

Në intervistën e tij, moderatori James Corden vendosi t’i përballë mikeshat për të pyetur njëra-tjetrën rreth jetës personale.

Kështu Hailey pyeti Kendall nëse ajo ka hapur ndonjë llogari fallso për të kontrolluar ish-të dashurit.

“Ti e di përgjigjen e kësaj. Po!”, tha modelja më e paguar në botë pasi e dinte se e vërteta do zbulohej.

Kujtojmë se në listën e ish-të dashurve të saj janë Harry Styles, ASAP Rocky, Jordan Clarkson dhe Blake Griffin. Më pas Kendall pyeti Hailey-n nëse Justin Bieber, bashkëshorti i kësaj të fundit, e pëlqente.

Hailey tha ‘po’, por makina e të vërtetës tregoi se ishte një gënjeshtër. Kështu dy mikeshat filluan të qeshnin dhe Kendall nuk u mërzit aspak që bashkëshorti i shoqes së ngushtë nuk e pëlqen.