E kritikuan se vajza luante me peshkun e ngordhur, përgjigja e Jonidës “i lë me gisht në gojë” – AlpeGossip
E kritikuan se vajza luante me peshkun e ngordhur, përgjigja e Jonidës “i lë me gisht në gojë”

E kritikuan se vajza luante me peshkun e ngordhur, përgjigja e Jonidës “i lë me gisht në gojë”

Moderatorja e njohur Jonida Shehu që pas puntatës së parë të emisionit ‘Jonida Podcast’ ka vendosur që së bashku me familjen e saj të nisë pushimet. Ajo ka qenë shumë aktive dhe ka publikuar momente të ndryshme nga ditët e relaksit në Instagram.

Në postimin e fundit, moderatorja ka hedhur një video në’ instagram’, ku shihet vajza e saj 4-vjeçare duke mbajtur në dorë një peshk dhe duke treguar pjesët e trupit të tij. Ndërkohë që ajo tregon pjesët Jonida ja konfirmon.

Mirëpo ky postim nuk është pritur aspak mirë nga ana e ndjekësve dhe njëra nga ato e ka kritikuar për peshkun e ngordhur që vajza mban në dorë.

Making experiences.#portihimares#vacations#kristali

A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

“Me peshk të ngordhur i tregon ku goja e ku bishti? Pak e trishtë” – i shkruan komentuesja.

Mirëpo Jonida nuk e ka lënë me aq ajo i ka kthyer një përgjigje epike komentueses: “Më fal, se parashikova dot delikatesën tënde” i përgjigjet Jonida plot humor.