Nënat shqiptare e kanë gjithmonë zakon që t’i ruajnë rrobat e fëmijëve të tyre të parë për fëmijët e tjerë që do të vijnë më pas, apo ruajnë veshjet e tyre me shpresën që një ditë vajzat e tyre t’i përdorin. Të njëjtën gjë bën edhe Kourtney Kardashian, e cila i ruan veshjet e saj për të bijën Penelope.
Kourtney ka rrëfyer për “People” se gardëroba e saj është një derë e hapur për të bijën 6-vjeçare.
“Sapo vesha një fustan ‘Dolce& Gabbana’ kur isha në Itali dhe postova një foto me të. Isha bashkë me Domenico Dolce- n, kështu që e ruajta atë fustan për time bijë. Mendova me vete se ndonjë ditë do t’i duhet ai fustan”, ka treguar 36-vjeçarja.
Ndër të tjera Kourtney ka treguar se jo të pakta janë rastet kur ajo huazon çantat e së bijës.
“Unë ruaj gjëra gjithë kohës ndërsa ajo më thotë, ‘A mund ta marr unë këtë?’Ndërsa unë i them ‘Çfarë është e imja është edhe e jotja’. Asaj i pëlqen shumë të përdorë çantat e mija, ndërsa unë vdes për mini- çantat, kështu që edhe unë i marr ndonjëherë të sajat.”, përfundon Kourtney.
Këto veprime të saj janë të ngjashme me nënat shqiptare të cilat kanë të njëjtën sjellje me vajzat e tyre përsa iu përket veshjeve.