DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Gold Ag ndalon bashkëshorten të shkojë në punë për shkak të… (FOTOT) – AlpeGossip
DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Gold Ag ndalon bashkëshorten të shkojë në punë për shkak të… (FOTOT)

DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Gold Ag ndalon bashkëshorten të shkojë në punë për shkak të… (FOTOT)

Në muajin mars të këtij viti, reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë. Partnerja e tij quhet Ermira Shkodra dhe ka një sallon estetik në Gjilan.

Për një muaj dyshja do të bëhen prindër për herë të parë, pasi Ermira është në pritje të ëmbël. Pasditen e sotme Gold Ag ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku vërtetoi se është një bashkëshort dhe baba i ardhshëm i kujdesshëm.

Ai tha se e ka ndaluar bashkëshorten të shkojë në punë për shkak të pandemisë, ngaqë e do shumë dhe ajo është shtatzënë. “E ka sallonin e vetë në Gjilan, por për shkak të pandemisë nuk e kam lënë të shkojë dhe shumë shpejt ka për ta hapur në Prishtinë pastaj vazhdon punë e vetë. E dua dhe nuk kam qejf që ti ndodhë diçka e keqe, të marrë ndonjë virus sepse është edhe shtatzënë”, tha reperi.