“VITI MË I BUKUR I JETËS…”/ Sara Hoxha ndan me këto FOTO detajet më të bukura nga festa e ditëlindjes së Romanit – AlpeGossip
“VITI MË I BUKUR I JETËS…”/ Sara Hoxha ndan me këto FOTO detajet më të bukura nga festa e ditëlindjes së Romanit

“VITI MË I BUKUR I JETËS…”/ Sara Hoxha ndan me këto FOTO detajet më të bukura nga festa e ditëlindjes së Romanit

Dy ditë më parë, i vogli i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, Romani, mbushi plot 1 vit nga ardhja e tij në jetë.

Koha kaloi shpejt dhe bashkë me të erdhën plot momente të bukura e të vështira për çiftin, i cili s’e la këtë ditë speciale pa një festë super të këndshme ditëlindjeje.

Ishte Lori Hoxha ajo që na tregoi fillimisht për këtë organizim në rrjete sociale, duke ndarë foto e video nga super festa ku të gjithë ishin argëtuar në maksimum. (Lexo këtu)

Sot, vetë Sara ka ndarë të tjera detaje nga festa e ditëlindjes së djalit të saj të dytë, duke rrëfyer se ky vit ka qenë më i lumturi i jetës së saj.

 

Trashëgimtarja e “Top Channel” rrëfen se s’do ta kishte imagjinuar kurrë që do të kishte kaq shumë dashuri edhe për fëmijën e saj të dytë, ndërsa tashmë është në kulmin e lumturisë.

“Të dielën festuam vitin e parë të lindjes së Romkit. Ishte më i lumturi i të gjitha kohërave! Viti i kaluar ishte i mbushur plor me gëzim e aventura, teksa ambientoheshim në një familje me katër persona. Kurrë në 1 milion vjet s’do ta imagjinoja dot 1 vit më parë, sa shumë dashuri do të kisha për fëmijën tim të dytë! Të dua shumë arusho!”- shkruan Sara në postim.