“NË EMISIONE TË TJERA TË SHKOJË, TE GRUAJA IME JO”/ Gjiko i tregon Elitës cilin personazh nuk duhet të ftojë më – AlpeGossip
“NË EMISIONE TË TJERA TË SHKOJË, TE GRUAJA IME JO”/ Gjiko i tregon Elitës cilin personazh nuk duhet të ftojë më

“NË EMISIONE TË TJERA TË SHKOJË, TE GRUAJA IME JO”/ Gjiko i tregon Elitës cilin personazh nuk duhet të ftojë më

Elita dhe Gjiko u ulën përballë njëri-tjetrit në emisionin NIN për t’i drejtuar disa pyetje njëri-tjetrit. Moderatorja pyeti reperin se cili ka qenë i ftuari që ajo ka pasur më parë në emsion dhe atij nuk i ka pëlqyer, e që nuk do donte ta ftonte më.

“Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, u përgjigj Gjiko.

Ndërsa për Elitën ka qenë e rëndë të pranojë këngën “Trëndëlinë” të partnerit të saj. Kur u pyet nga Gjiko se cila është kënga që nuk i pëlqen prej tij, Rudi u përgjigj: “Kënga ‘Trëndelinë’ ka qenë shumë e rëndë për ta pranuar për burrin tim. Sidomos një pjesë ku thuhet, kur bëj dashuri me ty, mendoj për shoqen tënde. Veç unë se kuptoj këtë, ose s’mund ta pranoj. Nuk është se s’më pëlqen si këngë, por ndoshta është më e vështirë për ta përballuar”.

Elita pyeti Gjikon nëse ka ndonjë veprim që atij nuk i pëlqen nga mënyra se si ajo trajton djalin e tyre, Zërin. Reperi tha se nuk ka ndonjë gjë që e irriton, por në vend të tij e ktheu përgjigjen Elita.

“Asdreni mendon që fëmijës nuk duhet t’i thuash jo, që s’duhet ta bësh këtë gjë. Ose vizatimet që bën Zëri nëpër shtëpi i kemi të ndaluar t’i fshiijmë, sepse ai është art. Dhe unë shkoj i fshijë. Më thotë pse se lë të bëhet kreativ. Shtëpia e re është mbushur me vizatime, derisa të bindet Asdreni se duhet t’i fshijë”, tha Rudi.

Në fund moderatorja e vendosi Gjikon në siklet se cila ka qenë vajza që i ka dhënë puthjen e parë, ndërsa ai u përgjigj duke qeshur se ka qenë i virgjër kur është lidhur me Elitën.