Elvana Gjata publikon VIDEO, fansat “e masakrojnë” keq fare! Reagon Ermal Mamaqi: Shumë… (FOTO) – AlpeGossip
Elvana Gjata publikon VIDEO, fansat “e masakrojnë” keq fare! Reagon Ermal Mamaqi: Shumë… (FOTO)

Elvana Gjata publikon VIDEO, fansat “e masakrojnë” keq fare! Reagon Ermal Mamaqi: Shumë… (FOTO)

Kanë të drejtë apo jo?

Pas një kohe të gjatë pushimi, Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm. Para disa muajsh ajo erdhi në Shqipëri ku prezantoi albumin e saj më të ri me 5 këngë dhe më pas krejt papritur publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Off Guard” në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Ty Dolla Sign sëbashku me një klip tipik “amerikan”. Ajo gjithashtu solli një tjetër bashkëpunim me një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, si “Poo Bear” nën titullin “Shade” dhe tashmë siç duket Elvana i është kthyer koncerteve.

Ajo do të performojë në një nga klubet e Zvicrës mbrëmjen e sotme dhe për këtë ka publikuar një video në Instagram ku bën disa veprime e mimika për të qeshur.

Por sigurisht që syri kritik i fansave ishte shumë i vëmendshëm dhe ata e kanë akuzuar atë se me këtë video ka kopjuar Rihannën dhe Beyoncen, madje i kërkojnë që të jetë vetvetja. Në këtë video ka komentuar edhe Ermal Mamaqi i cili ndryshe nga fansat, i thotë që është shumë gallatë!

Tonight 👂🏻👀 @avalonclubluzern

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on