5 MUAJSHE SHTATZËNË/ Almeda Abazi shkëlqen nga nuri i shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
5 MUAJSHE SHTATZËNË/ Almeda Abazi shkëlqen nga nuri i shtatzënisë (FOTO)

5 MUAJSHE SHTATZËNË/ Almeda Abazi shkëlqen nga nuri i shtatzënisë (FOTO)

Lajmi se Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do bëhen prindër i ka gëzuar shumë fansat e tyre. Ky lajm u bë fillimisht i ditur nga mediat turke por më pas e konfirmoi edhe vetë çifti.

Gjatë kësaj kohe Almeda nuk ka qenë shumë aktive me foto të vetat në rrjete sociale dhe nuk na e ka treguar ende barkun e rrumbullakosur.

Bukuroshja shqiptare u shpreh së fundmi se nuk i duket vetja mirë pasi ka shtuar peshë dhe kjo është arsyeja pse nuk poston foto.

Almeda tregoi se gjatë pritjes së ëmbël ka neps për çdo gjë dhe ha gjithçka.

Madje të fotografuar pak ditë më parë nga paparacët në Stamboll, Almeda mundohej ta fshihte barkun me xhupin që mbante veshur.

Mirëpo sot më në fund Almeda i është rikthyer fotove e videove dhe ka postuar në Instastory disa të tilla, teksa mban në kokë një kapele të bardhë.

Missi shqiptar duket që ka marrë nurin e shtatzënisë dhe shfaqet shumë e lumtur teksa buzëqesh.

Kujtojmë që Almeda është në muajin e 5 të shtatzënisë dhe do bëhet me djalë.