Pak ditë në parë qarkulloi me shpejtësi në media lajmi se Ira dhe Gaz Paja do bëhen prindër për herë të parë.
Nusja e Gazit shkëlqen nga nuri i shtatzënisë e këto ditë i ka mahnitur ndjekësit me fotot që ka postuar. Kështu ka ndodhur edhe me foton e fundit ku Ira shfaqet gjatë pushimeve, me kapele e syze.
Mirëpo në sy bien komentet mes saj dhe Xhemi Shehut e cila zbulon edhe nepsin e shtatzënisë së Irës.
“(Emoji karamelesh) Mos ma ha si koment”, i shkruan Xhemi duke treguar kështu se Ira ka neps për ëmbëlsira këtë periudhë.
“Hahaha nuk ta garantoj”, i përgjigjet Ira.