“BURGU ËSHTË PËR BURRA”/ Valbona debate të ashpra me Maestron, Luizi: Këtu nuk ka… – AlpeGossip
“BURGU ËSHTË PËR BURRA”/ Valbona debate të ashpra me Maestron, Luizi: Këtu nuk ka…

“BURGU ËSHTË PËR BURRA”/ Valbona debate të ashpra me Maestron, Luizi: Këtu nuk ka…

Debate të shumta kanë shoqëruar mundësinë që “Big Brother” i dha një të burgosuri që të zëvëndësohej me dy banorë të tjerë, jo vetën në shtëpi por edhe në prime.

Valbona nga njëra anë ka marrë personale deklaratat e Armaldos, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk do debat me Valbonën.

Nga ana tjetër Bledi ka akuzuar Oltën se është xheloze për lidhjen e Valbonës dhe Kiarës.

Valbona: Do ndryshonte dinamika e lojës nëse shkoja në burg.

Armaldo: Të them të drejtën nuk dua të hap një debat për këtë situatë. Ishte mendimi im. Unë nuk doja që Valbona të vinte aty. Ajo është motra ime dhe nuk mund ta merrja në burg.

Valbona: Sinqerisht unë në atë moment kam qenë e surprizuar. Por, këtë gjë nuk e prisja edhe pse ne atë natë rrezikuam që të nxirrnim Luizin nga burgu. Për çudi, këta morën një vendim dhe kryqëzuan Luizin dhe Kiarën. Valbonën nuk kishin çfarë e donin aty.