VEPRIME MIZORE/ Infermierët qëllojnë me shkelma të moshuarin dhe qeshin me zë të lartë (VIDEO) – AlpeGossip
VEPRIME MIZORE/ Infermierët qëllojnë me shkelma të moshuarin dhe qeshin me zë të lartë (VIDEO)

VEPRIME MIZORE/ Infermierët qëllojnë me shkelma të moshuarin dhe qeshin me zë të lartë (VIDEO)

Kreu i një klinike psikiatrike në Urale të Rusisë thotë se është gati të japë dorëheqjen pasi një video shqetësuese e infermiereve që abuzojnë me një pacient të moshuar u publikuan në internet.

Ndërkohë, komentues të shumtë kërkojnë dënim të ashpër për autorët.

Dy shërbyes të rinj të spitalit janë parë duke qëlluar me shkelm në pjesën e pasme ndaj të moshuarit.

Veprimet e tyre mizore duken si një lojë zbavitëse për infermieret, pasi ata dëgjohen duke qeshur me zë të lartë.

Doktori kryesor i Spitalit Psiko-neurologjik nr.5 në Magnitogorsk, Aleksandër Belyaev, konfirmoi për RIA Novosti se videoja u filmua në qendrën e tij të shëndetit mendor gjatë një ndërrimi turnesh natën e 29 qershorit.

“Ne kemi parë këtë video më parë sot … Është me të vërtetë spitali ynë. Është e tmerrshme. Jam gati të jap dorëheqjen pas kësaj“, tha ai.