“VESHA DY FUSTANE TË BARDHË”/ Majlinda Bregu flet për dasmën e saj në kohën e luftës – AlpeGossip
“VESHA DY FUSTANE TË BARDHË”/ Majlinda Bregu flet për dasmën e saj në kohën e luftës

“VESHA DY FUSTANE TË BARDHË”/ Majlinda Bregu flet për dasmën e saj në kohën e luftës

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ishte e ftuar Majlinda Bregu e cila rrëfeu detaje nga martesa e saj në vitin 1997-të, në kohën kur Shqipëria ishte në luftë.

Ndër të tjera, ajo tregoi para fëmijëve se kur është bërë nuse ka veshur dy fustane të bardhë.

Po, siç e lexuat! Në vijim Majlinda ka sqaruar: “Kur jam bërë nuse, kam veshur dy fustane, sepse kështu ishte koha. Dasma niste që të premten dhe vazhdonte deri të dielën!”

Mandej ajo me detaje pohoi se e mban mend si një ditë mjaft të lodhshme dhe po ashtu zbuloi publikisht arsyen: “E mbaj mend si një ditë të lodhshme, sepse kishim marrë një apartament me qira që po e mobilonim asokohe. Por e kam shijuar e jam argëtuar pa fund. Të premten festova me shoqërinë, të shtunën me familjen time dhe të dielën me familjen e bashkëshortit!”