PAS LIDHJES ME DONALDIN/ Bora Zemani bën ndryshimin drastik në look dhe duket një yll – AlpeGossip
PAS LIDHJES ME DONALDIN/ Bora Zemani bën ndryshimin drastik në look dhe duket një yll

PAS LIDHJES ME DONALDIN/ Bora Zemani bën ndryshimin drastik në look dhe duket një yll

Moderatoren Bora Zemani për herë të fundit e pamë mbrëmjen e kaluar në emisionin “E Diell” në “Top Channel” prej ku ndër të tjera foli edhe për divorcin e dy viteve më parë me DJ Vin Veli.

“Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes. Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës se si unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain”, tha bukuroshja.

Ajo kishte zgjedhur të vishej me të zeza, ndërkohë flokët i kishte stiluar mjaft thjeshtë.

Meqë po flasim për flokët, bëni mirë ta keni fiksuar mirë e mirë sepse vetëm pas disa vitesh do kemi mundësinë ta shohim po prapë ashtu. (Sigurisht, paruket nuk quhen!)

Së fundmi, moderatorja përmes një postimi në Instagram na ka treguar të gjithëve se ka ndryshuar look, duke i prerë flokët rrëzë qafës.

Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme flokët e shkurtra i shkojnë shumë dhe ajo vazhdon të mbetet një yll i vërtetë!

View this post on Instagram

💇🏻‍♀️

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on