E VESHUR SI PARIZIENE/ Xhensila Myrtezaj rikthehet me hitin e ri (FOTOT) – AlpeGossip
E VESHUR SI PARIZIENE/ Xhensila Myrtezaj rikthehet me hitin e ri (FOTOT)

E VESHUR SI PARIZIENE/ Xhensila Myrtezaj rikthehet me hitin e ri (FOTOT)

Xhensila Myrtezaj së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku së fundmi kanë qenë në Paris për pushime. Ata kaluan një kohë të bukur nën shoqërinë e njëri tjetrit, teksa edhe na tregonin momentet e bukura përmes fotove.

Mirëpo ky pushim në Paris nuk paska qenë i rastësishëm. Sot Xhensila përmes një fotoje na zbuloi projektin e ri. ‘Je T’aime’ titullohet produksioni i artistes së njohur që do vijë shumë shpejt.

Në foton e postuar Xhensila shihet e veshur në të kuqe, me një kapelë të stilit parizien në kokë, dhe flokët e lëshuara me onde. Xhensila dukej super yll, dhe me siguri edhe kënga do të jetë po kaq e bukur. Na mbetet të presim.