“DUA TË BËHEM PRESIDENTE”/ Kush janë VIP-et që aspirojnë për postet politike (FOTO) – AlpeGossip
“DUA TË BËHEM PRESIDENTE”/ Kush janë VIP-et që aspirojnë për postet politike (FOTO)

“DUA TË BËHEM PRESIDENTE”/ Kush janë VIP-et që aspirojnë për postet politike (FOTO)

Politika është një ndër profesionet që kërkojnë më së shumti guxim e si e tillë kërkon njerëz të cilët mund ta përballojnë.

Shpeshherë kemi parë që figura të famshme të ekranit të angazhohen në parti të ndryshme duke lënë kështu mënjanë profesionin me të cilin janë bërë të famshëm.

Megjithatë ka edhe nga ato vip-e të cilat e kanë shprehur këtë dëshirë publikisht por nuk kemi parë ende ta realizojnë.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga vajzat e showbizit të cilat aspirojnë të bëhen politikane:

Adelina Ismaili

“Waw! Kaq shumë reagime vetëm se tregova një pikëpamje politike. A duhet të kandidoj për Presidente?”, shkruajti këngëtarja në Instagram pasi dha mendimin e saj në lidhje me Ushtrinë e Kosovës. Të gjithë u habitën nga kjo deklaratë e saj.

Genta Ismaili 

“Do doja të isha në lëkurën e një presidenti vetëm ta shoh se sa e vështirë është që ta udhëheq një shtet”, u shpreh Genta gjatë një interviste ku tregoi se nën lëkurën e kujt do donte të ishte.

Leonora Jakupi

“Jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë dhe cilëndo formë që ne mundemi të japim kontributin tonë atëherë duhet ta bëjmë. Politikanët e kanë përmendur fare pak kulturën dhe artin. Mendoj se duhet të jepet një kontribut i veçantë për kulturën dhe artin”, u shpreh Leonora pas votimit në vitin 2017 dhe nëse do të hynte në politikë deklaroi se preferon të japë kontribut në Ministrinë e Shëndetësisë aty ku sipas saj ka më shumë për të bërë.

/AlpeNews.al