Fansat e Era Istrefit po presin me padurim ditën e premte që këngëtarja të publikojë bashkëpunimin e saj me Konshens që do të titullohet “Oh God” . Pak më parë këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto duke zbuluar se si do të duket në klipin e ri dhe dukshëm bie në sy se në trupin e saj diçka ka ndryshuar.
Gjinjtë e saj janë më të mëdhenj në këtë foto dhe kjo kurrsesi nuk mund të mohohet.
Ose Era i është nënshtruar një operacioni ditët e fundit se fotoja është modifikuar me photoshop.
Vetëm pak ditë më parë, një postim i saj tërhoqi vëmendje në të cilin shkruante:
“Kur jeta nuk të jep gjinj të mëdhenj thjesht mbushi me para”. Për më shumë mbetet për t’u parë në klipin e ri nëse Era ka bërë një ndërhyrje apo është thjesht modifikim i fotos.