Europa këndoi shqip! Sapo ka përfunduar performanca e këngëtarit Eugent Bushpepa në skenën e “Eurovizion 2018” ku këndoi këngën “Mall”.
Këngëtari shqiptar performoi në gjuhën shqipe, teksa elektrizoi skenën në Lisbonë. Interpretimi i tij u vlerësua si korrekt dhe shpalosi të gjitha vlerat vokale.
Në fund të natës së sotme, do të bëhet hapja e votimit ku të gjitha shtetet do të votojnë për këngën më të mirë/AlpeNews.al/