“NOS FUIMOS LEJOS”/ Tashmë edhe në versionin rumun nga Enrique Iglesias… (VIDEO) – AlpeGossip
“NOS FUIMOS LEJOS”/ Tashmë edhe në versionin rumun nga Enrique Iglesias… (VIDEO)

“NOS FUIMOS LEJOS”/ Tashmë edhe në versionin rumun nga Enrique Iglesias… (VIDEO)

Enrique Iglesias i ka befasuar të gjithë duke publikuar një version të ri të këngës “Nos Fuimos Lejos”, të cilën e kishte lansuar para katër muajsh.

Në muajin prill, këngëtari i muzikës pop së bashku me Descemer Bueno dhe El Micha sollën videoklipin muzikor që numëron 44 milionë shikime në YouTube.

Mirëpo, tre autorët e këngës vendosën që të realizon edhe një version të ri, më femëror, për një treg më ndryshe.

Kështu, ata vendosën që t’ia jepnin rastin prezantueses së popullarizuar rumune, Alexandra Irina Mihai, e cila njihet me emrin artistik – Andra.

Në versionin e ri të këngës, Andra këndon në rumanisht, ndërsa kënga është pëlqyer që në ditët e para të publikimit.

Këngëtarët së bashku me mysafiren e tyre në versionin e ri të “Nos Fuimos Lejos”, e kanë xhiruar videon muzikore në të njëjtat lokacione në Las Vegas si klipin e parë.