“VEÇ NE KISHIM NGELUR PA ARDHUR”/ Ami dhe Ermali darkë romantike jashtë vendit (FOTO) – AlpeGossip
“VEÇ NE KISHIM NGELUR PA ARDHUR”/ Ami dhe Ermali darkë romantike jashtë vendit (FOTO)

“VEÇ NE KISHIM NGELUR PA ARDHUR”/ Ami dhe Ermali darkë romantike jashtë vendit (FOTO)

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim një çift shumë i dashur për publikun dhe një ndër më të komentuarit në media. Së fundmi dyshja ka udhëtuar për në Capri, ku dhe kemi dëgjuar se kanë shkuar shumë personazhe të njohur.

Ermali ka shpërndarë në proflin e tij të Instagramit një foto të bërë këtë mbrëmje, ku shihet së bashku me Amin duke darkuar në një restorant në Capri. Ai ka veshur një kmishë të bardhë ndërsa Ami po shkëlqen me një fustan të bukur në ngjyrë të zezë.

Krahas fotos Ermali ka lënë dhe një përshkrim, në të cilin nuk kanë si të mungojnë dhe notat e humorit: “Shyqyr mo se veç ne kishim ngelur pa ardhur në Capri. Dhe qenka haaaajt mo…Ps: bosh tavolina ë… as 1 copë bukë. Domethënë jemi në rregull”, ka shkruar ai.