“E BËRË ME SILIKON”/ Olimpia i kthehet keq fanses me përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
“E BËRË ME SILIKON”/ Olimpia i kthehet keq fanses me përgjigjen (FOTO)

“E BËRË ME SILIKON”/ Olimpia i kthehet keq fanses me përgjigjen (FOTO)

Olimpia Smajlaj është padyshim një nga vajzat më bukuroshe të ekranit dhe tërheq gjithnjë vëmendjen të shtunave në “Xing me Ermalin” ku prej një viti është pjesë e bandës.

Së fundmi Olimpia ka postuar në Instagram disa foto ku shfaqet e veshur me një fustan të zi me xixa teksa pozon në ambientet e televizionit Klan.

Këngëtarja ka marrë shumë komplimenta nga ndjekësit ndërsa një prej tyre e akuzon Olimpian për operacione plastike.

“Ça vik.time e bame me silikon”, komenton ndjekësja, por këngëtarja nuk ja ka kursyer përgjigjen.

“Vikt.imë e trurit tënd i bie t’jesh ti, por po e marr si kompliment që jam e mirë aq sa mos me tu besu se Nuk ka silikon. Shndet”, ja kthen Olimpia.