PAK DITË PARA KONCERTIT/ Noizy rrëfehet: Kam shpërthyer në lot… – AlpeGossip
PAK DITË PARA KONCERTIT/ Noizy rrëfehet: Kam shpërthyer në lot…

PAK DITË PARA KONCERTIT/ Noizy rrëfehet: Kam shpërthyer në lot…

Noizy është një nga reperat më të dashur për publikun shqiptar. Ai numëron shumë hite dhe bashkëbunime me artistë të talentuar. Ai para një viti organizoi një koncert i cili titullohej AlphaShow që bëri shumë zhurmë, e kishte shumë njerëz nga të gjitha zonat e Shqipërisë por dhe nga shtetet që janë në kufi me të. Pak ditë na ndajnë nga koncerti i madh i AlphaShow 2 i cili pritet të ketë dhe më shumë sukses se ai i pari.

Në një post ne Instagramin e tij, reperi flet në lidhje me AlphaShow 1 për skenën madhështore, e për pjesën që bërë 21 kolegë dhe i falenderon të gjithë ata të cilët e pranuan ftesën me shumë dashuri. Disa nga fjalët që reperi ka thënë janë:

Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë, në backstage. E pashë dashurinë që njerëzit treguan dhe thashë që paskan nevojë për pak zhurmë.

Me sa duket AlphaShow do jetë një traditë në vendin tonë, pasi në Shqipëri mungon një koncert hip-hopi. Disa nga emrat që do performojnë në këtë koncert janë: Dhurata Dora, Mc Kresha, Lyrical Son, Varrosi, Elgit Doda, Yll Limani, Ledri Vula, Elai, Buta, Rayvanny, BM, Stine, West Side Family, Mr Elvis, Elvana Gjata, Era Istrefi, Ghali, Stresi, Rudi.