Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe arriti të zinte vendin e dytë, ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri.
Këtë mbrëmje, Eleni do të performojë në sheshin Skënderbej, ku me siguri do të ndezë popullin shqiptar me performancën e saj. Në koncertin e sotëm priten të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Eugent Bushpepa, Arilena Ara, Dhurata Dora, Ylli Limani dhe Young Zerka.
Në aeroportin e Athinës, Eleni u shoqërua nga Renato Mekolli, i cili publikoi në profilin e tij në Instagram edhe një foto me këngëtaren. Sipas Renatos, Eleni do të surprizojë sonte shqiptarët, pasi do të flasë shqip gjatë performancës së saj.