Besa Kokëdhima është munduar të jetë shumë tradicionale këtë sezon festash. Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instagram-in’ e saj, ajo ka zbuluar albumin e ri festiv “Ti je festa ime”.
Në videoklipet e postuara , Besa shfaqet e veshur me të kuqe dhe e rrethuar me dhurata e zbukurime. Këngët janë ritmike, por i dedikohen dashurisë dhe lumturisë.
Një nga këngët është “Santa Claus is coming to town”, por e sjellë në gjuhën shqipe. Albumi i ri i Besës është pikërisht ajo çfarë na nevojitej për të plotësuar këtë atmosferë festash