EMOCIONUESE! Reperi i njohur Drake dhuron shumën marrëmendëse për nxënësit dhe studentët – AlpeGossip
EMOCIONUESE! Reperi i njohur Drake dhuron shumën marrëmendëse për nxënësit dhe studentët

EMOCIONUESE! Reperi i njohur Drake dhuron shumën marrëmendëse për nxënësit dhe studentët

Reperi i njohur Drake ka surprizuar nxënësit e një shkolle në Miami, të Shteteve të Bashkuara.

Reperi u shfaq në oborrin e shkollës, teksa realizoi edhe videoklipin e këngës së tij “God’s Plan” në një formë mjaft emocionuese ai u zbuloi nxënësve surprizën që kishte përgatitur për ta. Reperi u dhuroi atyre plot 25,000 dollarë dhe njoftoi se të gjithë nxënësve do tu jepeshin uniforma të reja.

Por surprirzat nuk përfundojnë këtu. Pas vizitës në shkollën e mesme Drake, emri i të cilit është Aubrey Graham, shkoi në Universitetin e Miamit, ku befasoi një student, të cilit i dhuroi një bursë prej 50,000 dollarësh. Ndërsa studenti James shprehet se fillimisht nuk po arrinte ta besonte një gjë të tillë. Ai është student i vitit të parë, u rrit në një shtëpi me mungesë të njërit prind dhe me të ardhura të pakta.

Reperi Drake njihet për veprat e tij të bamirësisë.