“U MARTUA ME MILIADERIN RUMUN”/ Angela Martini po pushton revistat e huaja dhe jo si modele! (FOTO) – AlpeGossip
“U MARTUA ME MILIADERIN RUMUN”/ Angela Martini po pushton revistat e huaja dhe jo si modele! (FOTO)

“U MARTUA ME MILIADERIN RUMUN”/ Angela Martini po pushton revistat e huaja dhe jo si modele! (FOTO)

Nëse mendoni se Angela Martini vijon të jetë modele, e keni gabim!

Bukuroshja shqiptare e cila vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë në martesë me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, ka hequr dorë përfundimisht nga modelingu për t’ju dedikuar diçkaje tërësisht ndryshe.

Angela tashmë është shkrimtare dhe po punon për librin e saj të dytë, dhe për këtë fakt disa revista të huaja kanë shkruar, duke e cilësuar një autore mjaft të talentuar.

“Thriveglobal.com” dhe “Authority Magazine” së fundmi kanë publikuar një intervistë të realizuar me Martinin e cila përmban detaje rreth etapave të karrierës së saj, projekteve për të cilat aktualisht po punon, etj.

Angela ka rrëfyer se aktualisht po punon për librin e saj të dytë i cili ka në fokus marrëdhëniet njerëzore. Po ashtu ajo është edhe producente filmi dhe ka treguar se po merret me xhirimet e dy filmave me metrazh të shkurtër.

“Filmi i parë lidhet me idenë filozofike të pavdekësisë ndërsa filmi i dytë ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore, ose më saktë, lidhet veçanërisht me femrat që janë viktima të trafikimit njerëzor”, është shprehur ajo gjatë intervistës.

“Çfarë këshille do i jepje dikujt që dëshiron të bëhet një autore si ti?”- kjo ishte një tjetër pyetje e cila ka marrë një përgjigje nga Angela, që ndoshta do jetë e vlefshme edhe për ju që po lexoni tani: “Dëgjoni shpirtin tuaj dhe jini të ndershëm me veten!”