I NJËJTI MODEL FUSTANI E STIL FLOKËSH/ Kur Arbana Osmani bën “XING” me veten e saj (FOTO) – AlpeGossip
I NJËJTI MODEL FUSTANI E STIL FLOKËSH/ Kur Arbana Osmani bën “XING” me veten e saj (FOTO)

I NJËJTI MODEL FUSTANI E STIL FLOKËSH/ Kur Arbana Osmani bën “XING” me veten e saj (FOTO)

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar dhe mjaft e komentuar edhe për veshjen e saj.

Një pjesë e mirë e publikut, pëlqejnë çdo dalje të saj skenike duke iu referuar me një stil shum/ trendie disa të tjerë e kritikojnë duke thënë se i mungon “shija” në të zgjedhurin e veshjeve të duhura që i përshtaten trupit por edhe personalitetit.

Por përkundër opinioneve, alpenews.al me një vëzhgim të thjeshtë në Isnatgramin e saj ka konstatuar se moderatoja e njohur ka bërë “xing” me paraqitjen e saj.

E ndodhur në studion e “Dua të të bëj të lumtur”, teksa prezanton programin Arbana shfaqet me të njëjtin stil por në periudha të ndryshme kohore.

Modeli i fustanit të saj është i njëjta, e ndryshimi i vetëm i tij është ngjyra. Gjithashtu edhe stili i flokëve duket i njëjtë, e sërish me një ndryshim në ngjyrë.

Të jetë vallë një zgjedhje e saj pasi i ka pëlqyer së tepërmi ky “look” apo një rastësi?

/AlpeNews.al