Me anë të një videoje në rrjetet sociale, Venera dhe Lindi kanë zbuluar një pjesë të këngës së tyre të re.
Dyshja kanë vendosur të këndojnë disa rreshta nga projekti më i fundit, që siç kanë pohuar do ta publikojnë këtë fundjavë.
“Këngë e re, këtë fundjavë”, ka shkruar Venera krah videoa ku shfaqet shumë e qeshur së bashku me Lindin.
Ashtu siç kuptohet dhe nga teksti edhe kjo këngë do të jetë një dedikim dashurie dhe me siguri fansat e dyshes po e presin me padurim publikimin e saj.