“TY NUK T’I DINË…”/ Me këtë postim të fundit Dafina sapo i bëri një diss Taynës (FOTOT) – AlpeGossip
“TY NUK T’I DINË…”/ Me këtë postim të fundit Dafina sapo i bëri një diss Taynës (FOTOT)

“TY NUK T’I DINË…”/ Me këtë postim të fundit Dafina sapo i bëri një diss Taynës (FOTOT)

Rastësi apo diss virtual? Njerëzit janë të bindur se postimi i fundit i Dafina Zeqirit ishte kundërpërgjigje e një InstagramStory të Tayna-s. Kjo e fundit, disa orë më parë publikoi videon e një fanseje të saj, teksa shkruante:

“Ty nuk t’i dinë as këngët, mua freestyle-t m’i dinë përmendësh. Nuk jemi të njëjta”.

Pas saj, erdhi ky postim i Dafinës, që tanimë rezulton i fshirë:

Në të shfaqet një përkufizim i freestyle-it, si i pashkruar dhe forma më e vrazhdë e hip-hop-it.

Pas bashkëpunimit “Bye Bye”, në media të shumta sociale u përcoll lajmi i prishjes së marrëdhënies mes dy artisteve të njohura, teksa në asnjë moment nuk u aludua rreth shkakut të mundshëm. Mosndjekja e njëra-tjetrës në Instagram i përforcoi akoma më shumë dyshimet.