“Klan” i rrëmben imazhin kryesor “IN Tv”/ Moderatorja e famshme shihet në ambjentet e televizionit (FOTO) – AlpeGossip
“Klan” i rrëmben imazhin kryesor “IN Tv”/  Moderatorja e famshme shihet në ambjentet e televizionit (FOTO)

“Klan” i rrëmben imazhin kryesor “IN Tv”/ Moderatorja e famshme shihet në ambjentet e televizionit (FOTO)

Qëkurse ka dalë për herë të parë në ekranin televiziv, moderatorja Fatma Methasani ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me lirshmërinë dhe stilin e saj të veçantë, duke qenë se për herë të parë në një televizion shqiptar shfaqej një moderatore e veshur në mënyrë sportive, që trajtonte studion si të ishte shtëpia e saj.

Prej katër vitesh e kemi parë çdo ditë në televizionin “IN Tv”, dikur “MAD” nga ora 15:00 -17:00 me emisionin “Fun Day”. Përpos kësaj, Fatma është edhe vetë imazhi i televizionit, por mesa duket moderatorja ka vendosur ta “braktisë” ekranin ku hodhi hapat e parë të karrierës.

Në valën e largimeve të shumta nga televizionet më të mëdha në vend, po përflitet edhe për lëvizjen e Fatma Methasanit drejt televizionit “Klan”. Burimet ekskluzive për “iconstyle.al” kanë treguar se e kanë parë modertoren në ambientet e “Klan” dhe me siguri për të diskutuar ndonjë projekt të ri, që do të shënonte një etapë të re në karrierën e saj.

Sakaq, pikëpyetje të mëdha ngrihen se kë do të shohim çdo ditë në “IN Tv”, në emisionin që Fatma ka prezantuar prej 4 vitesh dhe se çfarë emisioni do të marrë në dorë moderatorja simpatike në “Klan”.
Megjithatë, gjithçka pritet të zbulohet në vjeshtë, kur do të nisë zyrtarisht dhe sezoni i ri televiziv.