“I LAJ KA*ËN GJITHË TIRANËS E JO MË ÇUNIT TIM”/ Erion Veliaj tregon dedikimin ndaj djalit (FOTO) – AlpeGossip
“I LAJ KA*ËN GJITHË TIRANËS E JO MË ÇUNIT TIM”/ Erion Veliaj tregon dedikimin ndaj djalit (FOTO)

“I LAJ KA*ËN GJITHË TIRANËS E JO MË ÇUNIT TIM”/ Erion Veliaj tregon dedikimin ndaj djalit (FOTO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka rrëfyer dedikimin ndaj djalit të tij Kajanit. Veliaj është shprehur se kujdeset shumë për të, që nga ndërrimi i pelenave e deri tek ushqimi i tij.

Erion Veliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e “E diela shqiptare”, jo si Kryebashkiaku i Tiranës, por për të rrëfyer dedikimin ndaj djalit të tij, Kajan. Kajan erdhi në jetë në fillim të shtatorit, dhe Veliaj kujdeset për të, që nga ndërrimi i pelenave e deri tek ushqyerja.

“Kam mësuar ta ndërroj çunin për 30 sekonda. Jam shumë i përfshirë”, thotë ai.Tani nuk ka shumë kohë për të fjetur gjumë pasi Kajani çdo dy orë ose do ndërruar ose do të pijë. “Ose çiçin ose çuçin,”- tregon Erioni. Megjithëse tregon se lodhet gjatë gjithë kohës në punë, kryebashkiaku rrëfeu se kur vjen në shtëpi gjen kohë të merret edhe me të birin.

“I marr erë kur është në gjumë. O shyqyr që erdhe tani, më thotë Ajola, mbaje një çikë ti. Kur bëhesh baba të duket gjëja më e vështirë se çdo punë tjetër që ke prekur me dorë. Është shumë mirë që prindërit të përfshihen në proces që nga momenti i lindjes të jesh present,”- ka vijuar më tej kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj tregoi më pas se ka asistuar në lindjen e të birit dhe ja ka prerë vetë kordonin e kërthizës.

“Kam marrë pjesë në operacion dhe më tha doktori se mos të bie të fikët. Unë jam burrë me namuz nuk më bie të fikët, unë kërthizën do ia pres vetë. E kalova me shumë sportivitet gjithë lindjen e tij. Ia preva. Një ta futur në lavaman dhe zhllap zhllap e lava. Jam marrë me gjithë kalamajt e Tiranës. Unë i laj kakën gjithë Tiranës, se gjithë ujërat e zeza, jo më çunit tim. Shpresoj që do të bëhet djalë i mbarë dhe të kontribuojë për shoqërinë tonë,”- përfundoi Erion Veliaj.