NDODH EDHE KUR DASHUROJNË VËRTET/ Ja 7 arsyet pse tradhëtojnë meshkujt – AlpeGossip
NDODH EDHE KUR DASHUROJNË VËRTET/ Ja 7 arsyet pse tradhëtojnë meshkujt

NDODH EDHE KUR DASHUROJNË VËRTET/ Ja 7 arsyet pse tradhëtojnë meshkujt

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë.

Njerëzit që janë tradhëtuar në këtë mënyrë mund të ndihen të nxehur, të frustruar, të zhgënjyer dhe zemër thyer.

Ndërkohë që gratë dhe burrat mashtrojnë partnerët e tyre në një moment të caktuar të jetës, statistikat tregojnë se burrat janë më të prirut të tradhëtojnë, se partneret e tyre.

Marrëdhëniet nuk janë të tjeshta për t’u trajtuar, kushdo mund të jetë i thyeshëm në një marrëdhënie dhe e vërteta është se pjesa më e madhe e meshkuve që tradhëtojnë partneret e tyre, i dashurojnë ende.

Atëherë, përse e bëjnë një gjë të tillë? Sigruisht, çdo situatë është unike, por ka disa motive të përgjithshme që tërheqin shumë vëmendjen:

1. Ata janë të papjekur

Mund të duket si një justifikim pretekst idjot për të justifikuar një gabim, por e vërteta është se rrallë herë burrat kanë pjekurinë për të ditur me siguri se tradhëtia herët apo vonë do zbulojet. Ata thjesht nuk janë në gjendje të kuptojnë se marrëdhënia e tyre jashtëmartesore mund të ketë pasoja shkatërruese për partnered e tyre, për familjet e tyre, apo mund të humbasin edhe njerëzit e afërt që duan shumë.

Sigurisht, jot ë gjithë burrat janë kështu, por një pjesë e madhe e tyre e bëjnë një gjë të tillë.

 

2. Janë të pasigurtë

Po, edhe pse mund të ngjajë e pabesueshme, ka shumë burra që mund të mendojnë se janë shumë të vjetër apo shumë të rinj, shumë inteligjentë apo jo aq të bukur sa për t’u dashur nga një grua. Ndaj zgjedhin të tradhëtojnë për të patur një konfirmim nga gra të tjera dhe në këtë mënyrë, ndihen mirë me vetveten, duke menduar se kështu janë të denjë, të dëshirueshëm dhe tërheqës për gratë e tjera.

 

3. Duan të shpëtojnë martesën e tyre

Si ka mundësi? Nëse do të shpëtosh një martesë, është normale të mos tradhëtosh apo jo? Por ja që e vërteta është se shumë burra nuk janë të zotë në komunikim. Kur nisin të kenë problem me partnered e tyre nuk dinë si t’i zgjidhin dhe mendojnë se do jetë shumë më mirë të gjejnë ngushëllim në një tjetër vend.

Mund të ndihen si të zënë në kurth dhe të palumtur në marrëdhënien e tyre, por nuk duan të fyejnë parnteret e tyre duke u ndarë. Ata thjesht presin që gratë e tyre të përmirësohen dalëngadalë.

 

4. Kanë pritshmëri jo shumë realiste

Disa burra mendojnë se pas martese do kenë një jetë seksuale shumë të bukur dhe të mrekullueshme. Shumë prej tyre zhgënjehen kur shohin se nuk është aspak ashtu, por duhet të marrin përsipër përgjegjësi, të kujdesen për njerëz të tjerë dhe të kënaqin nevojat e tyre.

Ata besojnë se partnere duhet të kënaqin kapriçiot e tyre 24 orë në ditë, 7 ditë të javës dhe nuk kuptojnë se gratë e tyre kanë jetët e veta dhe prioritete të tjera.

 

5. Nuk ndihen të vlerësuar

Burrat duan t’i lavdërosh spontanisht dhe me sinqeritet. Punojnë shumë për të mbështetur familjet e tyre dhe në këmbim kërkojnë mirënjohje dhe vëmendje. Nëse nevojat e tyre emotive nuk plotësohen dhe injorohen apo kritikohen, do ndihen të lënë pas dore dhe të shkëputur emocionalisht nga partneret e tyre, pa intimitet në bashkëjetesë.

Për këtë arsye, marrin në konsideratë një aventurë, në mënyrë që të kenë admirimin dhe vëmendjen që i bën të ndihen mirë. Kjo është një ndër arsyet pse meshkujt tradhëtojnë.

 

6. Besojnë se marrëdhënia po humbet emocionet

Kur një marrëdhënie bëhet shumë monotone, mund të duket një tmerr i vërtetë nëse nuk bën asgjë për të ndryshuar situatën ose nëse gruaja nuk do ta zgjidhë këtë problem.

Nëse një burrë mërzitet nga jeta e përditshme me bashkëshorten e tij, është vetëm çështje kohe para se njëri prej tyre të nisë të kërkojë një tjetër mundësi për ta bërë jetën më ekzaltuese (sidomos nëse askush nuk bën gjë për ta zgjidhur këtë problem).

Burrat zakonisht kanë argumente për t’i shpëtuar rutinës së jetës së përditshme dhe të kenë eksperienca apo aventura të reja.

 

7. Janë konfuzë mbi dashurinë

Disa burra nuk kuptojnë evolucionin e dashurisë në një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë. Ata nuk kuptojnë se në një lidhje të vërtetë dhe afatgjatë, nxitimi i fillimit të një romance është zëvendësuar me ndjenja më pak intensive, por shumë të dashura.

Burrat që përqendrohen mbi romantizmin ideal, humbasin në këtë fazë të shkurtër dhe intensive dhe dëshirojnë pasionin që ishte në fillim të lidhjes.

Mund të ketë miliona motive për se meshkujt tradhëtojnë partnereet e tyre, por në të vërtetë, pjesa më e madhe e tyre duan të jenë të lumtur dhe të përfshirë në marrëdhëniet e tyre. Ndaj, arsyeja kryesore e tradhëtisë është se ka diçka të gabuar në bashkimin me partneret.