PAS TRADHTISË/ Offset surprizon Cardi-n në koncert dhe ja reagimi i reperes (FOTO) – AlpeGossip
PAS TRADHTISË/ Offset surprizon Cardi-n në koncert dhe ja reagimi i reperes (FOTO)

PAS TRADHTISË/ Offset surprizon Cardi-n në koncert dhe ja reagimi i reperes (FOTO)

Offset bëri një gjest ~romantik, publik, dramatik, të panevojshëm~ (vendoseni vetë) pasi ndërpreu performancën e Cardi-t gjatë një shfaqjeje dje mbrëma në Los Angeles.

Kështu, gjatë kohës që Cardi ishte në skenë, Offset u shfaq ashtu si nga hiçi me buqeta gjigande me lule, ku i kërkonte të riktheheshin bashkë.
Cardi nuk dukej fare e emocionuar, përkundrazi…megjithatë gjykojeni vetë:

Më pas, për habinë e të gjithëve, reperja postoi një video në Instagram në lidhje me gjithë dramën e Offset duke thënë ndër të tjera: “Dua vetëm që gjërat të qetësohen, më duhet kohë për t’u parë sy më sy. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen.”

Reperja iu lut fansave të saj që të ndalojnë komentet negative kundrejt Offset, duke thënë se “në fund të ditës, ai është ende familje dhe gjithë ç’ndodh me babain e fëmijës së saj e bën të ndihet jo mirë.”

Pasi falenderoi ndjekësit për gjithë mbështjetjen dhe dashurinë, postoi një tjetër video duke shtuar se “e di sa e dhimbshme është kur ke miliona njerëz që përplasen me ty” dhe nuk do të donte që Offset të përballej me të tilla ndjenja.

Ne fillim të muajit dhjetor, Cardi B deklaroi publikisht se është ndarë nga partneri i saj, reperi Offset. Edhe pse ajo tha që faji nuk ishte i askujt, por thjesht mbaroi dashuria, sigurisht që nuk ndodhi kështu. Në një video në Instagram, ndër të tjera, Offset i kërkonte falje për tradhtinë, edhe pse theksonte se “nuk bëri seks, thjesht po e argëtonte [atë tjetrën]”.

Pra në thelb, edhe pse iu ndërpre performanca në skenë – që mund të quhet mosrespekt ndaj punës së saj – edhe pse u tradhtua nga partneri, Cardi vazhdon të reagojë duke i marrë në konsideratë ndjenjat e tij dhe duke shpresuar që gjithë negativiteti nëpër rrjete sociale të marrë fund.