Një ndër të ftuarat e kësaj jave në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën ka qenë Kejvina Kthella. Modelja ka dhënë një intervistë ndryshe nga herët e tjera, pasi këtë herë Thumb ka qenë me një mision: “Kejvina duhet të bënte punë fshati”.
Dhe, me sa duket Kejvina jo vetëm që e ka kalur me sukses mision e caktuar, por edhe na ka habitur me deklaratat e saj ku shprehet e vendosur se do të jetonte në fshat pa problem nëse njeriu i saj i zemrës do jetonte aty.
Nëse personi yt i zemrës do të jetonte në një fshat dhe ti do të duhej të jetoje atje dhe të bëje gjithë jetën punë të tilla, do e bëje këtë sakrificë?” – e pyet gazetarja Kejvinën.
“Po, pse jo. E para punës, do të ishte gjë shumë e mirë sepse do jetoje shumë shëndetshëm, sepse e di shumë mirë se çfarë po ha.” – shprehet ajo duke iu referuar cilësisë së ushqimeve “bio” në fshat.
“Edhe mund ta bëja, nuk është diçka që më tremb, sinqerisht.”- thotë e bindur Kejvina.