GJYQI ME AMBER HEARD/ Aktori i njohur mbështet Johnny Depp – AlpeGossip
GJYQI ME AMBER HEARD/ Aktori i njohur mbështet Johnny Depp

GJYQI ME AMBER HEARD/ Aktori i njohur mbështet Johnny Depp

Gjyqi i aktorit Johnny Depp dhe ish-gruas së tij është më i komentuari i momentit. Disa nga personazhet e njohur publike janë ndarë në dy grupe duke mbështetur njërin nga ata.

Ylli i filmit ‘’Aquaman’’, Jason Mamoa duket se mbështet aktorin në këtë gjyq kontrovers, pasi ai ka filluar ta ndjekë Depp në Instagram sapo ka filluar betetja ligjore. Këtë gjë e kanë vënë re ndjekësit duke shtyrë kështu këto aludime. Fansat janë habitur me vendimin e aktorit, pasi Mamoa ka punuar me Heard në disa projekte si në filmin ‘’Aquaman’’

Të tjerë të famshëm të famshëm që kanë mbështetur Depp përfshijnë Penelope Cruz, Javier Bardem, Sia, JK Rowling dhe Paul Bettany.

Pse Johnny Depp po padit Amber Heard?

Për një periudhë, gjithçka dukej mirë mes ish-çiftit. Por më pas në dhjetor 2018, Heard shkroi një artikull opinioni në ‘The Washington Post’, duke përshkruar përvojën e saj si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

“Ndjeva zemërimin e madh të shoqërisë sonë ndaj grave që flasin. Kisha një mundësi të rrallë të favorshme për të parë, në kohë reale, se si institucionet mbrojnë burrat e akuzuar për abuzim.” – shkruante mes të tjerash ajo.

Amber nuk e përmendi me emër ish-bashkëshortin apo ndonjë autor tjetër të dyshuar, por sipas ankesës së Depp-it, ajo ka dëmtuar karrierën dhe reputacionin e tij.

“Deklarata e saj se Depp është një dhunues në familje është kategorikisht dhe dukshëm i rremë,” -shkroi avokati i yllit në ankesë. “Akuzat e saj janë pjesë e një mashtrimi për të gjeneruar publicitet pozitiv për dhe për të çuar përpara karrierën e saj.”