Të famshmet shqiptare të fiksuara pas veshjeve me kuadrate (FOTO) – AlpeGossip
Të famshmet shqiptare të fiksuara pas veshjeve me kuadrate (FOTO)

Të famshmet shqiptare të fiksuara pas veshjeve me kuadrate (FOTO)

Moda nuk ikën asnjëherë për veshjet me kuadrate. Në stilin “country” këto veshje janë pjesë e gardërobës suaj dhe do t’iu bëjnë të dukeni “fashion” nëse do të bëni kombinimin e duhur.

Ju mund të zgjidhni një fustan me kuadrate dhe do të dukeni e vogël si një vajzë shkolle. Atë mund ta kombinoni me një xhaketë të zezë, geta të zeza dhe çizme me të njëjtën ngjyrë.

Pantallonat me kuadrate janë një veshje shumë elegante, sidomos kur punoni në zyrë. Mund të vishen me çizme apo këpucë të zeza, një bluzë të bardhë dhe disa aksesorë ari.

Fundet me kuadrate janë një dashuri më vete. Psh. një fund të bardhë me kuadrate të zinj mund ta kombinoni me një pulovër apo golf elegant dhe do të dukeni yll të bukura.

Nga mania e veshjeve me kuadrate nuk kanë shpëtuar as të famshmet shqiptare, disa prej të cilave duket sikur janë dashuruar me këto veshje. Por se si kanë zgjedhur t’i kombinojnë ato mund ta shikoni në fotot e mëposhtme:

Eva Murati

 

Venera Lumani

Armina Mevlani

 

Kiara Tito

Aurela Hoxha

 

Estela Ujka

Jonida Maliqi

Irena Kita

Burimi: Iconstyle.al