“NË KËTO KOHË TË VËSHTIRA…”/ Elvana Gjata si rrallëherë poston FOTOT me prindërit dhe jep mesazhin – AlpeGossip
“NË KËTO KOHË TË VËSHTIRA…”/ Elvana Gjata si rrallëherë poston FOTOT me prindërit dhe jep mesazhin

“NË KËTO KOHË TË VËSHTIRA…”/ Elvana Gjata si rrallëherë poston FOTOT me prindërit dhe jep mesazhin

Ndonëse këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka zgjedhur mos të publikojë shpesh në rrjetet sociale, së fundmi duket se ka bërë një përjashtim, teksa ka ndarë një moment më prindërit e saj në natyrë.

“Të shtrenjtët e mij, në këto kohë të vështira qëndroni sa më pranë familjes suaj dhe gëzohuni me ta. Jam çdo ditë falenderuse dhe mirënjohëse për ta. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar këngëtarja krah postimit në ‘Instastory’ ku shfaqet e veshur sportive së bashku me mamin dhe babin.
Kujtojmë se Elvana ka ndarë rrallëherë momente me familjen e saj. Në një intervistë të dhënë në ‘Xing me Ermalin’, së bashku me mamanë e saj Gjata ka pohuar se të gjitha nënat shqiptare janë heroinë që edhe në kushte të vështira kanë mundur ta mbajnë familjen në pëllëmbë të dorës./revistawho.com