NUK FLASIN PREJ VITESH/ Nora Istrefi sqaron sherrin me Tunën dhe i del kundër Robertit (FOTO) – AlpeGossip
NUK FLASIN PREJ VITESH/ Nora Istrefi sqaron sherrin me Tunën dhe i del kundër Robertit (FOTO)

NUK FLASIN PREJ VITESH/ Nora Istrefi sqaron sherrin me Tunën dhe i del kundër Robertit (FOTO)

Dikur ato i shihnim bashkë kudo!

Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi, shoqëroheshin bashkë dhe mund të themi se dukeshin vërtet shoqe të mira.

Por diçka ndodhi mes tyre dhe më nuk i pamë bashkë. Këngëtaret nuk i bashkoi as familja, duke qenë se janë martuar me dy vëllezërit Berisha.

Por si janë marrëdhëniet sot mes Norës dhe Tunës?

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Nora u shpreh se ajo nuk ka qenë kurrë shoqe e ngushtë me Tunën dhe madje as armike.

Nora u shpreh se mes tyre ka ndodhur një keqkuptim familjar, por jo diçka personale. Megjithatë këngëtarja na befasoi të gjithëve kur tha se e respekton Tunën dhe madje i pëlqeu edhe albumi i saj i fundit “Fortuna”.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunë nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.

Sa i përket intervistave që ka dhënë bashkëshorti i saj Roberti, Nora tha se nuk ka qenë dakord që ai të flasë për Tunën:

“Jo nuk jam dakort sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora.

Ajo zbuloi për herë të parë se shkak për njohjen e saj me Robertin ka qenë Patrisi, të cilin e ka pasur në klasë.