“JAM KRENARE PËR FEMRAT SHQIPTARE SI TI…”/ Tayna shpreh hapur konsideratën për Albana Osmanin – AlpeGossip
“JAM KRENARE PËR FEMRAT SHQIPTARE SI TI…”/ Tayna shpreh hapur konsideratën për Albana Osmanin

“JAM KRENARE PËR FEMRAT SHQIPTARE SI TI…”/ Tayna shpreh hapur konsideratën për Albana Osmanin

Mbrëmjen e kaluar, Albana Osmani pati promovimin e librit të saj të parë të titulluar ‘Çika në betejë me inteligjencën artificiale’. Osmani tregoi në rrjetet sociale se nuk mundi ta zërë gjumi nga lumturia dhe gjithë mbështetja që mori nga njerëzit prezent që erdhën posaçërisht për këtë moment të rëndësishëm për të.

Së fundmi reperja e njohur kosovare, Tayna ka treguar publikisht vlerësimin dhe konsideratën e madhe që ka për Albanën.

“Jam krenare me femrat shqiptare si ti. E bukur, e mençur, e zonja e vetes dhe e fortë. Urime për librin e ri. Dua një kopje, faleminderit”, ka shkruar Tayna krah postimit në ‘Instastory’.

Edhe ndjekës dhe miqtë të tjerë të Osmanit kanë komntuar në postimin e saj në ‘Instagram’ duke e përgëzuar për këtë moment dhe duke i uruar edhe më shumë suksese në të ardhmen.