PAS 11 VITESH PERFORMANCA “LIVE”/ Aurela Gaçe: Nuk do jem më pranë jush… – AlpeGossip
PAS 11 VITESH PERFORMANCA “LIVE”/ Aurela Gaçe: Nuk do jem më pranë jush…

PAS 11 VITESH PERFORMANCA “LIVE”/ Aurela Gaçe: Nuk do jem më pranë jush…

Aurela Gaçe është padyshim mbretëresha e performancave “live”, e cila prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Me shumë hite muzikore, çmime të fituara, mund të themi me bindje që Aurela Gaçe ka shkëlqyer në të gjitha skenat që ka marrë pjesë.

Por mbrëmjen e sotme, Aurela na ka “trishtuar” me një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, duke lajmëruar se nuk do të jetë pranë publikut këtë sezon dimëror.

“Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni iri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo cdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme“.

Nuk është ende e qartë arsyeja se pse këngëtarja e talentuar ka marrë këtë vendim por le të shpresojmë që artistja po përgatitet për surpriza akoma më të mëdha.