7 DITË TË PLOTA PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Këta VIP-at shqiptarë po bëjnë çmos për të ndihmuar banorët e dëmtuar – AlpeGossip
7 DITË TË PLOTA PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Këta VIP-at shqiptarë po bëjnë çmos për të ndihmuar banorët e dëmtuar

7 DITË TË PLOTA PAS TËRMETIT TRAGJIK/ Këta VIP-at shqiptarë po bëjnë çmos për të ndihmuar banorët e dëmtuar

Sot në datë 3 dhjetor bëhet plotë një javë që kur tërmeti tragjik i shkaktoi Shqipërisë 51 viktima.

Që nga ajo ditë e deri më sot pjesa më e madhe e shqiptarëve, si njerëz të thjeshtë ashtu dhe të famshëm janë duke u përpjekur të ndihmojnë dhe ofrojnë sa më shumë ndihma që kanë mundësi drejt të dëmtuarve nga kjo fatkeqësi natyrore.

Shumë nga VIP-at shqiptarë, madje dhe ata të cilët kanë famë ndërkombëtare, përveç se kanë ofruar ndihmat e tyre financiare dhe morale, kanë zgjedhur që edhe të ”shfrytëzojnë” popullaritetin që kanë për një qëllim të mirë.

Ata janë treguar të gatshëm që në profilet e rrjeteve sociale të Instagramit, në të cilin ndiqen nga mijëra e madje miliona njerëz, të shpërndajnë e të mbajnë për disa kohë linkun e llogarive në të cilat mund të depozitosh para në mënyrë që të ndihmosh të gjithë të prekurit nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor.

Duke i falenderuar për gatishmërinë e treguar mund të themi se solidariteti dhe humanizmi i treguar nga ana e tyre sjell një shembull për tu ndjekur nga të gjithë! /AlpeGossip.al