LIDHJA LUIZ-KIARA DHE PËLQIMI KRISTI-KEJSI/ Si i sheh PUBLIKU çiftet e krijuara brenda shtëpisë – AlpeGossip
LIDHJA LUIZ-KIARA DHE PËLQIMI KRISTI-KEJSI/ Si i sheh PUBLIKU çiftet e krijuara brenda shtëpisë

LIDHJA LUIZ-KIARA DHE PËLQIMI KRISTI-KEJSI/ Si i sheh PUBLIKU çiftet e krijuara brenda shtëpisë

Tashmë prej 2 muajsh gjithë ndjekësit e “Big Brother VIP2” me sytë nga ekrani komentojnë se kë kanë të preferuar dhe kë jo. Por një vëmendje të madhe për publikun kanë dhe çiftet e krijuara aty brenda.

Në ketë reality show është krijuar vetëm një çift zyrtar Luizi dhe Kiara, por së fundmi po shohim se një tjetër çift po krijohet Kristi me Keisin.

Lidhja Luiz-Kiara dhe pëlqimi Kristi-Keisi

Puthja në buzë gjatë “dasmës” zyrtarizoi lidhjen Luiz Kiara, e cila mezi ishte pritur nga publiku por edhe nga banorët brenda shtëpisë për të kuptuar më tepër mbi marrëdhënien e tyre. Prej atij momenti çifti po kalon çastet më të bukura dhe romantike brenda shtëpisë.

Herë-herë si brenda dhe jashtë lidhja mes tyre po shikohej me dyshime pasi fansat mendonin se Kiara nuk e do Luizin dhe po e bën të gjithën për lojë madje shumë prej tyre thonë se lidhja nuk do ju zgjasi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Por një pjesë e fansave vazhdojnë dhe e mendojnë që Kiara nuk e pëlqen Luizin.

Krisri ishte një ndër ta që nuk besonte te ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin, por tashmë ai vet po përjeton një pëlqim ndaj Keisit.

Dyshja janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, puthen përqafohen, madje dhe flenë bashkë. Nuk i dihet kur do e japin dhe ata puthjen e “madhe”, por banorët e shohim me dyshim mardhënien e tyre.

Por disa banorë kanë dyshuar dhe akuzuar Oltën se ndjehet xheloze ndaj këtij raporti, pasi siç shpeshherë kanë thënë ‘Keisi i mori Kristin’.

“Këto janë budallalluqe, idiotësira. Kërkojnë të bëjnë imazhin tim pis. Unë jam e martuar, kam fëmijë, e dashuruar, e lumtur. Unë e di që thotë bëhet xheloze në miqësi, por nuk jam bërë, thjesht unë jam tërhequr totalisht”, është shprehur Olta.

Ndërsa publiku dhe fansat e shohin thjesht një lojë marrdhënien e tyre, dhe se Keisi nuk ka fare pëlqim por e bën thjesht për lojë. Gjithashtu disa prej tyre në fotot e postuara në Instagramin e tyre kanë reaguar se Keisi duhet të rrijë larg Kristit.

Alpegossip.al