Viktor Zhustin e kapin ethet e FINALES: Si? Kur? Më kanë mbetur edhe 5 ditë… – AlpeGossip
Viktor Zhustin e kapin ethet e FINALES: Si? Kur? Më kanë mbetur edhe 5 ditë…

Viktor Zhustin e kapin ethet e FINALES: Si? Kur? Më kanë mbetur edhe 5 ditë…

Vetëm 5 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Dancing With The Stars” dhe gara sa vjen dhe bëhet më e vështirë për konkurentët.

Por mesa duket shumica prej tyre nuk janë shumë të lumtur që spektaklit po i vjen fundi. Aktori i madh Viktor Zhusti, i cili është konkurent në garën më të madhe të kërcimit në Shqipëri, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shprehet se i habitur për faktin se si kaloi koha aq shpejt dhe sa sa do i mungojë ky spektakël.

“Në të nuk ka fitues e të humbur, ka vetëm NJERËZ TË RINJ NË SHPIRT, që e duan jetën, e çmojnë atë, dinë t’a jetojnë dhe gjejnë forcë t’a mbushin me emocion ! Prandaj D.Ë.TH.S. është dhe do mbetet: FESTË E PAHARRUAR!”- shkruan Zhusti.

Sakaq, finalja E “Dancing With The Stars”, pritet të jetë një natë plot surpriza, që padyshim do ju mbajë “të gozhduar” para ekranit të Vizion Plus.

Postimi i plotë i Viktor Zhustit:

8 QERSHOR ! Finalja e Madhe e “D. W. Th. S. Albania 7”, ne Vizion Plus. Kaluan 11 jave ?! Kur ?! Si ?! S’kam kohe as te kthej koken prapa. Me kane mbetur 5 dite, VETEM 5 DITE ! Cfardo e sido qe te ndodhe, “D. W. Th. S.” eshte e do mbetet per mua nje mrekulli, qe si me magji: djersen, lodhjen,tronditjen, friken, acarimet, pasigurine, i shnderron ne hare, muzike, drite, levizje, miqesi, buzeqeshje, duartrokitje, kujtese… Ne te nuk ka fitues e te humbur, ka vetem NJEREZ TE RINJ NE SHPIRT, qe e duan jeten, e cmojne ate, dine t’a jetojne dhe gjejne force t’a mbushin me emocion ! Prandaj D.Ë.TH.S. eshte dhe do mbetet: FESTE E PAHARRUAR !