Aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” në një intervistë shumë argëtuese dhe ku Rudina zbuloi shumë të pathëna.
Aktorja foli edhe për bashkëshortin e saj ku e pyetur pse nuk mori një VIP, Rudina u shpreh se me Aleksin ra në dashuri dhe se e kuptoi që ai do ishte një bashkëshort dhe baba i devotshëm për fëmijën e tyre.
Gjatë intervistës, Ermali e pyeti aktoren: “Zakonisht ku bëni seks?” dhe menjëherë e ndryshoi pyetjen duke shkaktuar shumë të qeshura.
Mirëpo Rudina e dha përgjigjen, por shumë shpejt e jo të gjithë e kanë dëgjuar. “Mbi tavolinë”, u përgjigj aktorja.