Kim Kradashian kishim kohë që nuk e shihnim të na tregonte asetet e saj më shumë seç duhet dhe mesazh duket 37-vjeçarja mendoi se kishte ardhur momenti. Por e gjithë kjo ka një qëllim. Ajo do të nxjerrë në treg parfumin e saj më të ri më 30 prill, që do të quhet KKW Body.
“Aroma është shumë e mirë, jam shumë krenare për të. Mban aromën e erës së artë, ashtu siç e mendoj unë, pavarësisht se ngjyra është vetëm diçka shkëlqyese”, u shpreh Kim kohë më parë.
Dhe për të dalë në temë, shishja e parfumit do të ketë format e saj të trupit. Ajo pozon e gjitha e zhveshur dhe e mbuluar me baltë në dy fotot e publikuara ditëne djeshme në “Instagram”.
“Ne bëmë me baltë trupin time dhe realizuam shishen e parfumit”, shkruan krah fotove Kim.