Dedikimi më romantik/ Blero surprizon Afronën për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
Dedikimi më romantik/  Blero surprizon Afronën për ditëlindje (FOTO)

Dedikimi më romantik/ Blero surprizon Afronën për ditëlindje (FOTO)

Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika janë një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it për ndarjet dhe ribashkimet mes tyre. Mirëpo pavarësisht krizave të shumta që ka kaluar lidhja e tyre ata na kanë treguar gjithmonë se janë më të dashuruar se kurrë.

Këtë na e vërteton edhe urimi emocionues që Blero i ka bërë sot Afronës me rastin e ditëlindjes së saj.

“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, refleksioni yt. Bota ka nevojë për njerëz si ty! Por unë kam nevojë më shumë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme! Ti je bota ime”, shkruan Blero krahas fotos ku shfaqet duke puthur Afronën.

 

Këngëtari i njohur nuk është mjaftuar me kaq, por na ka treguar se ka menduar edhe një surprizë të bukur për partneren e tij. Kjo ditëlindje i ka gjetur larg njëri-tjetrit, por Blero është nisur në mesnatë drejt Zvicrës për të qëndruar pranë Afronës në këtë ditë të rëndësishme të saj.

“Rrugës për ditëlindjen e vogëlushes sime Afrona Dika. Ti je bota ime”, shkruan Blero në postimin e tij në Instastory.

https://www.instagram.com/p/BmO951YFPLh/?taken-by=bleromuharremi