PARA SHUMË VITESH/ Ledina Çelo kujton kohën kur këndonte krahas Sabri Fejzullahu (VIDEO) – AlpeGossip
PARA SHUMË VITESH/ Ledina Çelo kujton kohën kur këndonte krahas Sabri Fejzullahu (VIDEO)

PARA SHUMË VITESH/ Ledina Çelo kujton kohën kur këndonte krahas Sabri Fejzullahu (VIDEO)

“Ma ke prish gjumin e natës” është titulli i këngës hit, e cila është kënduar në vitet 2000 nga dyshja e artistëve Ledina Çelo dhe Sabri Fejzullahu. Për brezin e saj kohe kënga ishte mjaft e dëgjuar dhe sot kujtohet plot nostalgji.
Ditën e sotme Ledina nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ na ka kthyer pas rreth 19 vite më parë, teksa kujton me kënaqësi këtë bashkëpunim. Këngëtarja ka qenë 22 vjeç kur kjo këngë është realizuar dhe mund të themi se vitet për të kanë ndaluar.

Përveç ndryshimit të ‘look-ut’ të flokëve të saj, ajo vazhdon të jetë sërish një femër e bukur dhe mjaft simpatike.
Tanimë Ledina është shkëputur nga muzika për të ndërtuar një jetë pranë familjes së saj, por në komentet e këtij postimi, fansat i kërkojnë të rikthehet.

 

View this post on Instagram

1999 🎥😍🙈 #life #22yearsold 💃🏻

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on