Teksa foli për familjen dhe karrierën e saj në një emision duke ju përgjigjur edhe pyetjeve me letra, në një njërin moment situata u bë paksa e sikletshme kur Isida mori një ngacmim nga kameramani.
“Të kam fiksim, jam kameramani. Mbaje letrën.”- lexoi ajo në letrën me pyetjen e radhës dhe ju drejtua kameramanëve për të mësuar se cili e kishte shkruar.
Megjithëse moderatoret u munduan t’a zgjidhnin këtë gjë, ajo e mori me sportivitet situatën duke thënë se nuk ka asnjë problem dhe po mundohej të vazhdonte normalisht me pyetjet, deri në momentin që ato i treguan se gjithçka ishte një shaka nga produksioni.