Zbulohet më në fund/ Ja kush e kapi buqetën në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Zbulohet më në fund/ Ja  kush e kapi buqetën në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO+VIDEO)

Zbulohet më në fund/ Ja kush e kapi buqetën në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO+VIDEO)

Me 11 gusht, u mbajt në Como të Italisë dasma e shumëpritur e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës. Një dasmë, ku privatësia u ruajt në maksimum dhe publiku arriti të shohë vetëm disa imazhe jo të qarta të çiftit.

Në imazhet ku Sara i drejtohet altarit, shfaqet fustani i bardhë saten dhe vello e gjatë, teksa në duar mban një buqetë të vogël me lule të bardha.

Por e ndoqi traditën e hedhjes së buqetës tek mikeshat, Sara Hoxha? Sigurisht që po, madje tanimë është zbuluar se kush do të jetë nusja e ardhshme, pasi kjo është tradita kur pret buqetën.

Dhe fatlumja është mikesha e ngushtë e Lori Hoxhës, Sonela Lamaj, e cila në profilin e saj në “Instagram” ka zbuluar se ka pritur ajo buqetën me lule. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë të kuq dhe dukej mjaft elegante.