Ekzekutimi i tij do të hyjë në histori/Ja 14 minutat e mistershme me të dënuarin për vdekje (FOTO) – AlpeGossip
Ekzekutimi i tij do të hyjë në histori/Ja 14 minutat e mistershme me të dënuarin për vdekje (FOTO)

Ekzekutimi i tij do të hyjë në histori/Ja 14 minutat e mistershme me të dënuarin për vdekje (FOTO)

Të burgosurit, Carey Dean Moore 60 vjeçar iu injektua një koktej me katër lloj drogrash 50 herë më të fortë se heroina. Për dënimin me vdekje në burgun e Shtetit të Nebraskës u përdor për herë të parë fentanoli dhe fytyra e tij u kthye në ngjyrë të kuqe dhe më pas në vjollcë.

Por çfarë ndodhi me vrasësin e dy taksistëve për 14 minuta, pas perdes së bardhë?!

Ekzekutimi i tij do të hyjë në histori. Media britanike “Mirror” ka publikuar etapat që u ndoqën për ekzekutimi e tij.

Në orën 10:24, Carey Dean Moore, u mbulua me çarçaf të bardhë dhe u transportua në shtratin e tij të vdekjes.

 

Disa minuta pasi atij i ishte injektuar një koktej me katër lloj drogrash 50 herë më të forta se heroina, ai i tha disa fjalë familjes së tij “ Unë ju dua”.

Atij u dha së pari valium për të ngadalësuar lëvizjen e muskujve.

Pastaj, në orën 10:26, ai shikonte tavanin dhe mbylli sytë, nuk ndjente asnjë lloj gjëje.

Një minutë më vonë në orën 10:27 fryma e tij u bë e rëndë dhe në orën 10:29 qepallat e tij u kontrolluan për të parë nëse ai ishte ende i vetëdijshëm.

Në orën 10.30 atij iu dha një tjetër injeksion, kësaj radhe fentanil opioid.

Në orën 10:31 gjoksi i tij po dridhej për pak minuta më pas pushoi.

Në orën 10:32 atij ju dha një drogë tjetër.

Në orën 10:33 atij u injektua përsëri një ilaç që duhej të ndalonte zemrën.

Megjithatë në orën 10:34, fytyra e tij filloi të kthehej në të kuqe, pastaj në vjollcë.

Në mënyrë dramatike në orën 10:39 perdet u mbyllën dhe Moore nuk ishte me i ekspozuar për ata që po merrnin pjesë në ekzekutimin e tij.

Pas 14 minutash, në orën 10:53 perdet u rihapën për 40 sekonda. Koha e vdekjes së Moore u regjistrua në orën 10.47.

Ekzekutimi i 60- vjeçarit është i mbushur me mister, pasi perdet nuk mbyllen asnjëherë kur bëhet fjalë për dënimet me vdekje.

Por ajo që ndodhi për 14 minuta pas perdes së bardhë në Burgun e shtetit të Nebraskës mbetet një mister.

Para Moore, në ekzekutimin e fundit ishte përdorur një karrige elektrike. Në deklaratën e tij të fundit me shkrim, Moore pranoi se ishte fajtor: “Unë jam fajtor”.

Lidhur me 14 minutat e mistershme në shtetin e Nebraskës kanë nisur spekulime të shumta.

Carey Dean Moore, 60 vjeç, ishte në rreshtin e vdekjes për vrasjen e dy shoferëve të taksive të kryera kur ai ishte 21 vjeç në 1979.

Ai kishte qenë gjashtë herë në të kaluarën në “shtratn e vdekje”, por në të gjitha rastet ai ishte ndalur në orën e njëmbëdhjetë.

Por më në fund, në orën 10:47 më 14 Gusht, vrasësi u shpall i vdekur.